Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Navalny mund të ketë pësuar dëmtim të përhershëm të syrit nga një sulm me ngjyrë


Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny thotë se syri i tij mund të ketë pësuar dëmtim të përhershëm pasi një sulmues i panjohur i spërkati në fytyrë një ngjyrë të gjelbër antiseptik, që njihet si “zelyonka”.

Navalny ka shkruar sot se doktorët e tij besojnë se ky lëng përmbante një substancë, e cila mund t’ia ketë djegur kapakun dhe bebëzën e syrit të tij të djathtë, gjatë sulmit të 27 prillit.

Incidenti ndodhi jashtë selisë së grupit të tij anti-korrupsion në Moskë. Kjo ngjarje vjen në kohën kur Navalny po kërkon që të kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2018.

“Po luftojmë që të sigurohemi që shikimi në këtë sy të mbetet i qartë. Nëse kjo nuk funksionon, atëherë (ka mundësi) që Rusia të ketë president me një sy të bardhë”, është shprehur ai.

XS
SM
MD
LG