Ndërlidhjet

Turqi: Arrestohet një iranian për kontrabandë të pjesëve të sistemeve anti-tank


Qyteti Zonguldak në Turqi

Autoritetet turke thonë se kanë arrestuar një shtetas iranian, në dyshimin se ka kontrabanduar pjesë të sistemit raketor anti-tank, të bërë nga Rusia për në Ukrainë, me qëllim që t’ia dorëzojë një grupi terrorist.

Ministria e Doganave dhe Tregtisë ka thënë se i dyshuari është arrestuar në qytetin Zonguldak, pasi kamioni i tij, që kishte arritur me anije nga Ukraina, ishte kontrolluara.

Ministria ka thënë se ndonëse në dokumente, ishte listuar se kamioni po barte pelena por brenda ishin gjetur përbërës “kryesor” të dy sistemeve anti-tank të prodhuara në Rusi, dhe që ishin përdorur nga grupe të armatosura, përfshirë militantët e Shtetit Islamik dhe rebelët kurdë.

I dyshuari, i cili është identifikuar me inicialet E,E, është arrestuar më 27 prill dhe një gjykatë ia ka caktuar atij masën e paraburgimit, kanë njoftuar autoritetet turke.

XS
SM
MD
LG