Ndërlidhjet

Hoyt Brian Yee vazhdon takimet në Shkup


Zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee.

Zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, vazhdon sot vizitën në Shkup, ku pritet të takojë presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe kryetarët e dy partive më të mëdha maqedonase: Lidhjes Social-Demorkate dhe VMRO-DPMNE-së.

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan vjen pak ditë pas dhunës ndaj deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, e cila pasoi zgjedhjen e Xhaferit në postin e kryekuvendarit.

Të dielën, Yee ka takuar drejtuesit e partive shqiptare në Maqedoni.

Takimet, edhe sot, pritet t’i kushtohen çështjes së formimit të qeverisë dhe realizimit të reformave.

Zyrtari i lartë amerikan pritet të bëjë komente pasi t’i ketë përfunduar të gjitha takimet.

XS
SM
MD
LG