Ndërlidhjet

Merkel në Arabinë Saudite, bisedon për krizën me refugjatë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe mbreti Selman.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka arritur në Arabinë Saudite për bisedime me mbretin Salman.

Merkel ateroi në qytetin Xhedah, ku u prit nga mbreti dhe zyrtarë të tjerë sauditë.

Liderja gjermane pritet t'iu bëjë presion udhëheqësve të Gjirit që të pranojnë refugjatë dhe të sigurojnë ndihma humanitare për ata që ikin nga konfliktet në Lindjen e Mesme.

Gjermania ka ofruar strehim për qindra-mijëra njerëz nga Siria, Iraku dhe Afganistani, në vitet e fundit.

Merkel do të udhëtojë edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

XS
SM
MD
LG