Ndërlidhjet

Mbi 130 mijë veta në marshin sindikal në Rusi


Mbështetës të partisë komuniste ruse në protestën e 1 Majit
Mbështetës të partisë komuniste ruse në protestën e 1 Majit

Mbi 130 mijë njerëz kanë marrë pjesë në marshin sindikal në qendër të Moskës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, ka bërë me dije policia ruse.

Demostratat në Moskë i organizoi Federata ruse e sindikatave të pavarura, ka bërë me dije agjencia ruse Tass.

Agjencia Interfaks ka bërë me dije se gjatë ditës së 1 Majit janë paraparë shëtitje në 737 qytete dhe qendra rajonale në Rusi.

Dita Ndërkombëtare e Punës shëohet në gjithë botën në shenjë të kujtimit për ditën kur më 1886 rreth 40 mijë punëtorë në Cikago të SHBA-së kanë kërkuar kushte më të mira të jetesës dhe kanë hyrë në grevë duke bojkotuar punën.

XS
SM
MD
LG