Ndërlidhjet

Policia turke shpërndanë me forcë protestuesit


Policia turke arreston një protestues në Stamboll

Policia turke ka përdorur gazin lotjsellës dhe plumbat e gomës për të shpërndarë një turmë të demonstruesve që kanë provuar përmes shëtisë të shënojnë ditën e 1 Majit, përkundër ndalesës së autoriteteve.

Mbi 200 njerëz u ndaluan, ka bërë me dije Reuters.

Demonstruesit kryesisht të grupeve të majta, kanë bartur pankarta në duar ku shkruante “Rroftë 1 Maji, por pa dictator”.

Turqia shënon sot ditën e punës vetëm dy javë pas referendumit me të cilin i jepen më shumë kompetenca presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Një agjenci franceze e lajmeve, Frans Press, ka bërë me dije se 60 persona janë arrestuar kur provuan t’i bashkohen tubikmit në sheshin e Stambollit.

Sheshi Taksim është bërë simbol i tubimeve protestuese kudnër qeverisë qëprej vitit 2013 kur nisën prostat e mëdha anti qeveritare.

Agjencia turke Anadolia ka bërë me dije se mbi 30 mijë policë janë në detyrë gjatë ditës së sotme në Stamboll.

XS
SM
MD
LG