Ndërlidhjet

Komisioneri i OKB-së ‘po e vëzhgon SHBA-në nga afër’


Komisioneri i Lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Zeid Ra'ad Al Hussein

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut tha se zyra e tij “ po e vëzhgon nga afër SHBA-në” nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump.

Komisioneri Zeid Ra'ad al-Hussein ka paralajmëruar vitin e kaluar se zgjedhja e Trump mund të jetë e rrezikshme për botën, njofton agjencia AP.

Duke folur përpara gazetarëve në Gjenevë, Zeid tha se ka vërejtur “një ndryshim të retorikës” që kur Trump mori pushtetin dhe shfaqi shpresën e tij se fushata shqetësuese e presidentit për çështjet si tortura do të “zhduket”.

Zeid, një princ jordanez, tha se zyra e tij po pret që të shoh efektet e mundshme nga planet e administratës së Trump për zvogëlimin e fondeve për Departamentin e shtetit të SHBA-së dhe organizatat ndërkombëtare.

Në tetor të vitit të kaluar, Zeid tha se Trump do të mund të “ishte i rrezikshëm nga një pikëpamje ndërkombëtare”, nëse zgjidhet.

XS
SM
MD
LG