Ndërlidhjet

Zaev i bën thirrje Ivanovit t’ia ndajë mandatin për qeverinë


Takimi i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee

“Kryetari i parlamentit të Maqedonisë është zgjedhur në mënyrë legjitime sipas rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës” ky është qëndrimi që ka shprehur lideri I Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, gjatë takimit që ka realizuar me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee theksohet në kumtesën për media nga LSDM.

Zaev pas takimit me diplomatin amerikan nuk ka dhënë deklaratë për mediat megjithëse në njoftimin me shkrimtë social demokratëvenënvizohet se vazhdojnë të veprojnë siç kanë apostrofuar në lëvizje të proceseve deri në formimin e Qeverisë reformatore

“Presidenti, Gjorge Ivanov, do të marrë njoftim nga kryetari i ri i Kuvendit se ekziston shumicë parlamentare demokratike me ç`rast do të kërkohet që i njëjti të veprojë sipas obligimit kushtetues, gjegjësisht ta ndajë mandatin për formimin e Qeverisë. Gjithashtu ekziston program për Qeverinë reformatore, e cila e garanton unitaritetin, respekton Kushtetutën, perspektivën euro-atlantike të Maqedonisë”

Në njoftimin me shkrim theksohet se lideri i social demokratëve Zoran Zaev konsideron se janë shterë të gjitha kërkesat ‘jo të logjikshme të Ivanovit’ për dhënien e mandatit e me këtë dhe konsolidimin e institucioneve pas zgjedhjeve të parakohshme më 11 dhjetorë vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG