Ndërlidhjet

HRW: Forcat siriane kanë përdorur gaz nervor në katër sulme


Human Rights Watch

uman Rights Watch thotë se të dhënat e reja tregojnë se qeveria siriane ka përdorur agjentë nervorë në katër sulme kimike që nga dhjetori, duke përfshirë edhe atë në Khan Sheikhoun më 4 prill, që vrau pothuajse 100 vetë përfshirë edhe 30 fëmijë.

Grupi i të drejtave tha në një raport të ri, të publikuar më 1 maj, se këto sulme "janë pjesë e një modeli më të gjerë të përdorimit të armëve kimike nga forcat qeveritare siriane" që mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit.

"Përdorimi i agjentëve nervorë nga ana e qeverisë është një përshkallëzim vdekjeprurës - dhe një pjesë e një modeli të qartë," tha Kenneth Roth, drejtor ekzekutiv i Human Rights Watch.

Grupi i të drejtave tha se nuk ishte në gjendje të zhvillonte një hetim në terren, të vendeve të sulmit.

Por ai intervistoi 60 dëshmitarë dhe shqyrtoi fotografitë dhe videot e vendeve të goditura si dhe të viktimave të cilat u publikuan në internet dhe ofruan direkt nga banorët lokalë.

XS
SM
MD
LG