Ndërlidhjet

Pas përleshjes me policinë gjermane arrestohen 100 vetë


Ilustrim

Policia u përlesh me demomnstruesit e të djathtës ekstreme në qytetin lindor Apolda, dhe arrestoi 100 persona përpara se ta vendoste situatën nën kontroll.

Policia i tha agjencisë gjermane dpa, se rreth 150 demonstrues që morën pjesë në protestat e tjera filluan të shkaktojnë probleme në qendër të qytetit Apolda pasi dolën nga treni, ditën e hënë.

Autoritetet thonë se ata injoruan paralajmërimet e policisë dhe filluan të hedhin gurë dhe fishekzjarre mbi policët.

Nuk ka njoftime për të lënduar.

Ndërkohë, disa mijëra demomostrues të të majtës ekstreme kanë filluar marshin në Berlin, duke vendosur bomba tymi dhe fishekzjarre përgjatë rrugës së tyre.

“Demonstratat Revolucionare të 1 Majit” nuk janë regjistruar tek autoritetet siç kërkohet, por policia vendosi që të tolerojë marshin e mbrëmjes së të hënës, shkruan AP.

Të veshur kryesisht në të zeza, demonstruesit, brohoritën parollat si “përmbyseni G20”- duke iu referuar samitit të Grupit të 20 vendeve më të zhviluara industrialisht që mbahet në Hamburg këtë verë.

Rreth 5400 policë janë thirrur në detyrë nga gjithë vendi.

XS
SM
MD
LG