Ndërlidhjet

Hamasi “zbut” qëndrimin ndaj Izraelit


Udhëheqësi në mërgim i Hamasit, Khaled Mashaal.
Udhëheqësi në mërgim i Hamasit, Khaled Mashaal.

Grupi islmaik palestinez Hamasi publikoi politikën e re ndaj Izraelit, e cila është më e butë, krahasuar me thirrjet e mëparshme për shkatërrimin e shtetit izraelit.

Politika pranon idenë e një shteti palestinez në territoret e pushtuara nga Izraeli më 1967, duke thënë se është një “formulë e konsensusit kombëtar”.

Dokumenti po ashtu thotë se Hamasi nuk lufton kundër hebrenjve, por kundër Izraelit si pushtues.

Programi u prezantua në Doha të Katarit nga udhëheqësi në mërgim i Hamasit, Khaled Mashaal.

Një zëdhënës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Hamasi “po bën përpjekje të mashtrojë botën, porse nuk do të ketë sukses”.

“Ata kanë ndërtuar tunele për terroristë dhe kanë lëshuar mijëra raketa mbi civilët izraelitë. Ky është Hamasi i vërtetë”, tha zëdhënësi David Keyes.

XS
SM
MD
LG