Ndërlidhjet

Një minibus që transportonte turistë gjermanë u rrokullis në jug të Iranit, duke lënë dy persona të vdekur dhe së paku 17 të plagosur, raportojnë mediat iraniane.

Të dy të vdekurit janë gjermanë, tha televizioni shtetëror dhe Ministria e Jashtme e Iranit.

Sipas burimeve të njëjta, një turist i plagosur rëndë është transferuar me helikopter në një spital në qytetin Shiraz.

Shoferi i autobusrit raportohet se ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së madhe në rrugën midis Shirazit dhe Sadat Shahrit, një qytet i vogël, rreth 20 kilometra nga rrënojat e lashta të Persepolisit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi, përmes një deklarate, shprehu "keqardhje të thellë për vdekjen e dy turistëve".

Aksidentet rrugore në Iran vrasin ose plagosin rreth 17,000 njerëz në vit.

Si shkaktarë për shifrat e larta të viktimave numërohen: zbatimi i dobët i rregullave të trafikut, prania e automjeteve të vjetra dhe mungesa e shërbimeve të duhura emergjente.

XS
SM
MD
LG