Ndërlidhjet

Hahn: Turqia ia ktheu shpinën BE-së


Komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

Turqia, nën presidentin Recep Tayyip Erdogan, ia ka thyer shpinën anëtarësimit në Bashkimin Evropian, së paku tash për tash, tha komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

“Secili e ka të qartë se Turqia po largohet nga perspektiva evropiane. Fokus i marrëdhënieve tona duhet të jetë diçka tjetër”, tha Hahn në një intervistë për agjencinë Reuters.

Qeveritë evropiane thonë se procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE ka vdekur për shkak të shtypjes së disidentëve nga Erdogani, talljeve të tij me Gjermaninë për shkak të së kauarës naziste dhe një referendumi që i jep atij pushtet më të madh.

“Duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen, të shohim nëse mund të rinisim një lloj bashkëpunimi”, tha Hahn.

Erdogan i ka thënë Reutersit javën e kaluar se Turqia nuk do të presë përpara dyerve të Evropës përgjithmonë dhe se do të tërhiqet nga bisedimet për anëtarësim, nëse, siç ka thënë ai, vazhdon rritja e islamofobisë dhe e armiqësive tjera në disa shtete anëtare.

Turqia i ka nisur negociatat për anëtarësim në BE qysh në vitin 2005.

XS
SM
MD
LG