Ndërlidhjet

UNICEF: Rreth një milion e gjysmë fëmijë në Somali rrezikojnë të mbeten pa ushqim


Somali
Somali

Rreth 1.4 milionë fëmijë në zonat e prekura nga thatësira në Somali, këtë vit do të vuajnë nga uria akute, e cila është 50 për qind më e lartë në krahasim me vlerësimin e bërë në janar, është thënë në deklaratën e sotme të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët ( UNICEF).

Vlerësimi i ri përfshinë gjendjen e më shumë se 275,000 fëmijëve të cilët, konsiderohet se mund të përballet potencialisht me mungesën e ushqimit, çka mund të rrezikoj jetën e tyre.

Këta fëmijë i ekspozohen nëntë herë më shumë rrezikut që të vdesin prej kolerës apo lisë, tha zëdhënësi i UNICEF-it, Marisi Merkado.

“Ky kombinim, është vdekjeprurës për fëmijët”, tha Merkado në një konferencë për gazetar, transmeton Reuters.

Rreth 56,000 fëmijë në Somali kanë marrë ndihmë nga UNICEF-i që nga fillimi i vitit për shkak të kequshqyerjes (mungesës së ushqimit), çka paraqet rritje prej 88 për qind, krahasuar me vitin paraprak.

UNICEF-i, më herët kishte thënë se këtë vit, për shkak të urisë, mund të vdesin 1.4 milion fëmijë në verilindje të Nigerisë, pastaj në Somali, Sudanin e Jugut dhe Jemen.

XS
SM
MD
LG