Ndërlidhjet

Erdogan: Turqia mund t'i thotë BE-së lamtumirë


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i nis bisedimet mbi aspektet e ofertës së Turqisë për t'u bashkuar me BE, duke paralajmëruar se në të kundërtën, Ankaraja nuk do të ketë më për çfarë të diskutoj me Unionin dhe mund t’i thotë "lamtumirë".

Komentet e Erdoganit pasuan deklaratat e Komisionerit për zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn i cili tha se Turqia nën udhëheqjen e Erdoganit ia ka kthyer shpinën anëtarësim në BE.

"Tani e tutje nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç hapjes së kapitujve që nuk janë hapur ende”, tha Erdogan gjatë një ceremonie në Ankara ku po festohej kthimi i anëtarësisë së tij në Partinëe Drejtësisë dhe Zhvillimit.

Ai tha se nëse Bashkimi Evropian nuk i hap këto kapituj si referencë për aspekte të veçanta të procesit të anëtarësimit - atëherë "lamtumirë".

Komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn. Kishte deklaruar se Turqia, nën udhëheqjen e presidentit, Recep Tayyip Erdogan, ia ka thyer shpinën anëtarësimit në Bashkimin Evropian, së paku tash për tash.

XS
SM
MD
LG