Ndërlidhjet

Zyrtarë të BE-së thonë se Gjermania duhet të heqë kontrollet në kufi


Hyrja në qytetin Schengen. Luksemburg

Gjermania, Austria, Danimarka dhe Norvegjia duhet të heqin kontrollet në kufi brenda gjashtë muajsh, tha Komisioni Evropian të martën, disa orë pasi Suedia paralajmëroi planet për përfundimin e kontrolleve kufitare.

Si pjesë e përgjigjes së Bashkimit Evropian për të ndaluar vërshimin e refugjatëve dhe migrantëve në vitin 2015, blloku lejoi kontrollet në zonën e tij pa pasaporta, përkudnër shqetësimeve për ndikimin në tregti, megjithëse komisioneri për çështje të brendshme i BE-së, Dimitris Avramopoulos tha se tani ato duhet të përfundojnë, bën me dije Reuters.

"Ka ardhur koha që ndërmerren hapat e fundit konkret për kthim të ngadalshëm në një funksionim normal në zonën Schengen”, tha ai.

Më shumë se një milion njerëz kërkuan azil në veriun e pasur të Evropës në vitin 2015, shumica në Gjermani por një numër i madh edhe në Suedi.

Një marrëveshje e kundërthënëshme me Turqinë për të ndaluar refugjatët sirianë që t’i afrohen Greqisë në përpjekje për të kaluar në Gjermani, që parasheh edhe kundërshpërblimin e fondeve t ëBE-së, ka zvogëluar valën e refugjatëve, megjithëse mijëra migrantë sërish provojnë që të arrijnë në Evropë nga Libia përmes rrugëve detare.

Gjermania ka argumentuar se ka nevojë për kontrolle përkudnër faktit të rënies së numrit të migrantëve që vijnë nga Greqia dhe Ballkani Perëndimor, me qëllim të luftimit të kërcënimit nga militantizmi islamik në Evropë.

Sipas rregullave të BE-së, shtetet kanë lejuar që të vendosin kontrollet emergjente për një periudhë deri vjeçare në shtator të vitit 2015

XS
SM
MD
LG