Ndërlidhjet

Policia franceze arreston pesë persona në operacionet anti terror


ilustrim - policë francezë
ilustrim - policë francezë

Zyra e prokurorit të në Paris tha se pesë perosna janë arrestuar dhe një sasi armësh janë konfiskuar në operacionet anti terror gjithandej Franvcës, pesë ditë përpara balotazhit të zgjedhjeve presidenciale.

Të dyshuarit janë të moshave ndërmjet 18 dhe 24 vjeç.

Zyra e prokurorit tha se ata u kapën në operacionet e të martës në tri qytete; në afërsi të qytetit të Normandisë në Rouen, në Villeneuve d'Ascq afër Lille në Francën Verirore dhe në Roanne në Francën qendrore, ka njoftuar agjencia AP

Prokurori i Parisit mbikëqyrë hetimet anti terror.

Nuk është e qartë nëse arrestimet kanë një lidhje me fushatën presidenciale. Balotazhi është të dielën

Në një sulm, për të cilin mori përgjegjësinë grupi militant SHteti Islamik, dy javë më parë u vra një polic në Paris. Franca është në gjendje të jashtëzakonshme pas një vale të sulmeve vdekjeprurëse nga ekstremistët islamikë.

XS
SM
MD
LG