Ndërlidhjet

Media shtetërore e Koresë së Veriut konfirmon arrestimin e një amerikani


Qytetari amerikan Tony Kim që është arrestuar nga autoritetet verikoreane
Qytetari amerikan Tony Kim që është arrestuar nga autoritetet verikoreane

Media shtetërore e Koresë së Veriut ka konfirmuar se muajin e kaluar ka arrestuar një qytetar amerikan, i cili po ligjëronte në Phenian, duke çuar në tre, numrin e qytetarëve të SHBA-së që po mbahen nga autoritetet verikoreane, në kohën e rritjes së tensioneve mes dyja vendeve.

Kim Sang-Duk, i njohur ndryshe edhe si Tony Kim, është arrestuar në aeroportin e Phenianit më 22 prill për “kryerjen e akteve kriminale të armiqësisë që synojnë përmbysjen e Koresë së Veriut”, ka njoftuar agjecia KCNA.

Park Chan-mo, kancelar në Univeristetin e Shkencës dhe Teknologjisë të Phenianit, ka thënë më 24 prill se Kim ishte arrestuar dy ditë më herët.

Park ka thënë se Kim, 58-vjeç, ishte arrestuar nga zyrtarët, teksa ai po tentonte që të largohej nga vendi, përmes aeroportit në kryeqytet. Zëdhënësi i universitetit ku ai punon, ka thënë se Kim së bashku me gruan e tij po tentonin që të iknin për në Kinë.

Kim kishte ligjëruar lëndën e kontabilitetit në universitetin verikorean për rreth një muaj. Park ka thënë se ai është informuar se arrestimi i Kim, nuk “kishte të bënte” me punën e tij në universitet por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Ambasada suedeze në Phenian, muajin e kaluar ka thënë se është në dijeni që një qytetar amerikano-korean është arrestuar së fundmi.

Kjo ambasadë përkujdeset për çështjet e SHBA-së në Korenë e Veriut, pasi dy shtetet nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

Gjithashtu Departamenti amerikan i Shtetit muajin e kaluar ka thënë se është në dijeni që një qytetar amerikan është arrestuar, por nuk ka dhënë më shumë detaje “për shkak të privatësisë”.

Arrestimi i këtij qytetari të SHBA-së, vjen në kohën e tensioneve në mes të Uashingtonit dhe Phenianit për shkak të programeve bërthamore dhe raketave balisitike të Koresë së Veriut.

Të paktën edhe dy qytetarë amerikanë janë të arrestura nga autoritetet në Korenë e Veriut.

XS
SM
MD
LG