Presidenti rus, Vladimir Putin sot do të takohet me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, në Soçi, ku pritet që biseda e tyre të fokusohet në konfliktin sirian.
“Problemet e Srisë sigurisht se do të diskutohen gjatë këtij takimi”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Rusia dhe Turqia, që mbështesin palë të kundërta në luftën në Siri, janë duke rindërtuar marrëdhëniet e tyre, që prej se avionët turq rrëzuan një avion rus gjatë vitit 2015.
Erdogan, para se të nisej për në Soçi u tha gazetarëve se zgjidhja politike për krizën siriane, është qëllim i përbashkët për Ankaranë dhe Moskën.
Putin dhe Erdogan gjithashtu pritet të diskutojnë për marrëdhëniet tregtare mes dyja shteteve.