Ndërlidhjet

Turqia mban të bllokuar Wikipedia-n


Ilustrim
Ilustrim

Kreu i agjencisë së komunikimeve në Turqi tha se Ankarja nuk do të lejojë qasjen në enciklopedinë online Wikipedia, derisa ajo t'i largojë informacionet që Qeveria turke i konsideron të rreme.

Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit në Turqi ka bllokuar ueb-faqen Wikipedia.org qysh më 29 prill, ndërsa një gjykatë në Ankara e mbështeti masën me urdhër zyrtar, më 2 maj.

"Është e pamundur të lejohet qasja në Wikipedia derisa respektohen vendimet gjyqësore", tha kreu i Autoritetit të Teknologjive të Informaconit, Omer Fatih.

Media shtetërore ka thënë se ndalesa është vënë pasi Wikipedia nuk ka larguar përmbajtjen që e akuzon Turqinë për bashkëpunim me grupet terroriste.

Fondacioni Wikipedia e ka apeluar vendimin e gjykatës në Ankara.

Turqia, në të kaluarën, ka bllokuar përkohësisht qasjen në ueb-faqet si Facebook, Twitter dhe YouTube.

Bllokada kryesisht është bërë pas sulmeve terroriste ose protestave anti-qeveritare.

Qeveria turke thotë se ndalesat janë të përkohshme dhe të nevojshme për sigurinë kombëtare.

XS
SM
MD
LG