Ndërlidhjet

Shefi i FBI-së thotë se Rusia vazhdon të ndërhyjë në politikën e SHBA-së


Drejtori i FBI-së, James Comey.

Drejtori i FBI-së, James Comey, tha se Rusia vazhdon të ndërhyjë në politikën e Shteteve të Bashkuara dhe paralajmëroi se "qëllim" i saj është ta bëjë atë një kërcënim të madh ndërkombëtar.

Comey i bëri këto komente gjatë dëshmisë përpara Komitetit të Senatit për Drejtësi, i cili po heton ndërhyrjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Drejtori i FBI-së u përball me pyetje të ashpra nga senatorët për hetimet që ka bërë agjencia e tij në lidhje me këtë çështje.

Zyrtarë amerikanë të inteligjencës kanë akuzuar shërbimet inteligjente ruse për ndërhyrje në emailet e Partisë Demokratike në SHBA.

FBI, në korrik, ka nisur hetimet për koordinim të mundshëm midis zyrtarëve rusë dhe anëtarëve të fushatës së presidentit Donald Trump.

Kundërshtarja demokrate e Trumpit, Hillary Clinton, ka fajësuar hapur Rusinë për humbjen në zgjedhje.

"Presidenti rus, Vladimir Putin, ka ndërhyrë me siguri në zgjedhjet tona. Është e qartë se ai ka ndërhyrë për të më dëmtuar mua dhe për të ndihmuar kundërshtarin tim", tha Clinton në një intervistë për rrjetin CNN, më 2 maj.

XS
SM
MD
LG