Ndërlidhjet

Macron "më bindës" se Le Peni në debatin televiziv


Kandidati për president të Francës, Emmanuel Macron.

Kandidati për president të Francës, Emmanuel Macron, ka qenë më mbresëlënës se rivalja e tij në debatin televiziv, që u zhvillua të mërkurën mbrëma, vlerësoi një sondazh i shikuesve.

Kandidatët shkëmbyen akuza për më shumë se dy orë derisa argumentuan mbi terrorizmin, ekonominë, Evropën dhe Rusinë.

Transmetuesi francez BFMTV tha se votuesit kanë një qëndrim më të favorshëm për Macronin në shumicën e kategorive.

Macron ka qenë "më bindës" në opinionin e 63 përqind të shikuesve.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të mbahet më 7 maj.

Për më shumë rreth debatit televiziv, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG