Ndërlidhjet

SHBA voton sot për shfuqizimin e Obamacare


Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA do të votojë sot projektligjin e rishikuar të kujdesit shëndetësor, për të cilin republikanët shpresojnë se do të zëvendësojë ligjin e administratës së kaluar për këtë çështje, të njohur si Obamacare.

Udhëheqësi i shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha se republikanët janë të bindur se kanë siguruar vota të mjaftueshme për të kaluar projektligjin.

Ai më pas do të shkojë në Senat, ku do të përballet me një kalim edhe më të ndërlikuar.

Presidenti Donald Trump e ka pasur shfuqizimin e Obamacare premtim kryesor të fushatës së tij.

Përpjekja e parë për ta rrëzuar këtë ligj dështoi në mujain mars, edhe pse Partia Republikane, nga e cila vjen Trump, kontrollon të dyja dhomat legjislative.

Projektligji është ndryshuar disa herë pasi republikanët janë përpjekur të balancojnë kërkesat nga krahët e kundërta të partisë së tyre.

Konservatorët duan shfuqizimin e plotë të Obamacare, ndërsa të moderuarit janë të shqetësuar për humbjen e votuesve që e pëlqejnë ligjin ekzistues.

Obamacare ka zgjeruar sigurimin shëndetësor për miliona amerikanë.

Obamacare ka përdorur të ardhurat e familjes, koston lokale të sigurimit shëndetësor dhe moshën për të përcaktuar ndihmën financiare.

Plani i ri, i mbështetur nga Trump, përdor për bazë tatimet, që nisin të hiqen nga individët që fitojnë më shumë se 75 mijë dollarë në vit.

XS
SM
MD
LG