Ndërlidhjet

"Kasapi i Kabulit" rikthehet pas marrëveshjes për paqe


Gulbuddin Hekmatyar

Gulbuddin Hekmatyar, njëri prej kryekomandantëve më famëkeq të Afganistanit dhe ish-kryeministër, është rikthyer në Kabul, disa muaj pasi ka nënshkruar marrëveshje për paqe me qeverinë.

Arritja e tij sot shënon rikthimin e tij në jetën publike, pas më shumë se 20 vjetësh në mërgim.

Hekmatyar, i njohur si “Kasapi i Kabulit”, kujtohet kryesisht për rolin e tij në luftën e përgjakshme civile në vitet 1990, në të cilën është akuzuar për vrasjen e mijëra civilëve në kryeqytet.

Grupi i tij militant Hezb-e Islami ka nënshkruar marrëveshje për paqe me qeverinë e presidentit afgan, Ashraf Ghani, në muajin shtator.

Në bazë të marrëveshjes, Hezb-e Islami ka dorëzuar të gjitha armët dhe i ka dhënë fund kryengritjes kundër Qeverisë afgane.

Në këmbim, të burgosurit e Hezb-e Islamit do të lirohen nga burgjet në Afganistan.

Një konvoj i armatosur rëndë, prej disa qindra automjetesh, ka shoqëruar Hekmatyarin nga provinca lindore e Nangarharit për në Kabul.

Hekmatyar do t’i drejtohet kombit më 5 maj.

XS
SM
MD
LG