Ndërlidhjet

Bombarduesit rusë fluturojnë në afërsi të Alaskës


Avionë rusë, foto nga arkivi
Avionë rusë, foto nga arkivi

Avionët amerikanë kanë zbuluar dy bombardues rus TU-95, të shoqëruar nga dy avion luftarakë SU-35, teksa po fluturonin në afërsi të bregdetit të Alaksës, ka njoftuar Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës Veriore (NORAD), më 4 maj.

Zyrtarët kanë thënë se pas shumë vjetësh bombarduesit rusë janë shoqëruar nga avionë luftarakë rusë.

Avionët rusë fluturuan rreth 50 milje nga bregdeti i Alaskës më 2 maj, kanë thënë zyrtarët. Ata kanë fluturuar jashtë hapësirës ajrore amerikane, por kanë qenë në zonën në perimetër prej 200 miljesh, ku ushtria amerikane kërkon nga drejtuesit e mjeteve fluturuese të identifikojnë veten.

Avionët luftarakë amerikanë F-22 kanë vëzhguar fluturimin e avionëve rusë.

Zëdhënësi i NORAD, Kapiteni, Scott Miller e ka përshkruar komunikimin me avionët rusë si “profesional” dhe ka thënë se historikisht avionët ushtarakë rusë dhe ata amerikanë janë takuar jashtë Alaksës.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë fluturimet mbi ujërat neutrale në Oqeanin Paqësor, përgjatë ishujve Aleutian, ishin “rutinë” dhe ishin në përputhje të rregullave ndërkombëtare të hapësirës ajrore.

XS
SM
MD
LG