Ndërlidhjet

Policia ruse nis hetime për sulmin ndaj Navalnyt


Alaksei Navalny

Mediat ruse kanë raportuar më 4 maj se Ministria e Brendshme ruse ka nisur një hetim për sulmin ndaj liderit opozitar, Aleksei Navalny, që e la atë pothuajse të verbër në njërin sy.

Gazeta Vedomosti, ka thënë se policia po heton për të identifikuar sulmuesin e dyshuar dhe për ta arrestuar atë. Po ashtu, kjo gazetë ruse raporton se autoritetet janë duke hetuar për përgjegjësit për një seri të sulmeve ndaj figurave opozitare, përveç Navalnyt, ku përfshihet edhe blogeri, Ilya Varlamov dhe aktivistja Natalia Fedorova.

Avokatët e Navalnyt kanë thënë se nuk janë qenë në dijeni dhe për hetimin kanë mësuar nga mediat.

Navalny u sulmua nga një person më 27 prill. Atij ju hodh në fytyrë një ngjyrë e gjelbër, me ç’rast është lënduar syri i tij i djathtë. Ai po kërkon që të marrë leje për të dalë jashtë vendit për shërim.

Më 4 maj, Navalny u pajis me pasaportë por avokatët e tij, e kanë njoftuar se autoritetet e kanë paralajmëruar atë që të mos largohet nga vendi.

XS
SM
MD
LG