Ndërlidhjet

Guterres mirëpret marrëveshjen për Sirinë


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është inkurajuar nga nënshkrimi i marrëveshjes në mes të Turqisë, Rusisë dhe Iranit për të krijuar zona të sigurta në Siri dhe për të parandaluar luftimet, ka thënë zëdhënësi i tij.

“Do të jetë qenësore që të shohim se kjo marrëveshje realisht do të përmirësojë jetën e sirianëve”, ka thënë zëdhënësi Stephane Dujarric.

Përmes zonave të sigurta, që do të vendosen më 4 qershor, marrëveshja gjithashtu mundëson një armëpushim, ndalim të fluturimeve, dërgimin e shpejt të ndihmës humanitare si dhe kthimin e refugjatëve.

Guterres “ka mirëpritur përkushtimin për ndalimin e përdorimit të të gjitha armëve, veçanërisht të atyre ajrore” dhe dërgimin e ndihmës mjekësore dhe atyre elementare, ka thënë Dujarric.

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura e ka përshkruar marrëveshjen, “si të rëndësishme, premtuese se hapat pozitiv janë në drejtimin e duhur”.

Krijimi i zonave të sigurta ishte propozuar nga grupet rebele siriane, megjithatë ata më 4 maj kanë protestuar kundër kësaj proteste për shkak se Irani ka nënshkruar këtë marrëveshje. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë shprehur shqetësimet e tyre për rolin e Iranit në këtë marrëveshje.

XS
SM
MD
LG