Ndërlidhjet

Pakistan: Forcat afgane vrasin një civil dhe plagosin 18 të tjerë


Ilustrim
Ilustrim

Forcat e sigurisë afgane kanë shtënë me armë zjarri mbi punëtorët pakistanezë, të cilit po bënin regjistrimin e popullsisë dhe trupave ushtarake që po e shoqëronin atë. Ngjarja ka ndodhur në kufi me Afganistanin, ku është vrarë një civil dhe janë plagosur 18 të tjerë, ka thënë një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze.

Gjenerali Asif Ghafoor ka thënë se katër ushtarë janë në mesin e plagosurve në sulmin që ndodhi në qytetin kufitar Chaman. Ai ka thënë se ushtarët pakistanez po ashtu kanë shkëmbyer zjarr.

Ghafoor ka thënë se trupat afgane ishin alarmuar pasi kanë menduar se punëtorët që po regjistronin popullsinë mund të arrinin në fshatrat më afër kufirit.

Sidoqoftë, një zëdhënës i policisë në provincën afgane të Kandaharit ka fajësuar Pakistanin për nisjen e përleshjes së armatosur. Zëdhënësi Zia Durani, ka thënë se Pakistani po dëshiron që të përdor si mbulim punëtorët që mbledhin të dhëna, për të ndihmuar militantët që të futen në territorin afgan.

XS
SM
MD
LG