Ndërlidhjet

Juncker: Anglishtja po e humb rëndësinë në Evropë


Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, tha në një konferencë në Itali se “anglishtja është duke humbur rëndësinë në Evropë”.

Pas tensioneve me Britaninë, për shkak të negociatave për daljen e saj nga BE-ja, Juncker tha se do ta mbajë falimin në Firence në frëngjisht.

“Ngadalë, por me siguri, anglishtja po e humb rëndësinë në Evropë. Franca po ashtu mban zgjedhje”, tha ai, duke shpjeguar përse ka zgjedhur të flasë frëngjisht.

Juncker e cilësoi vendimin e Britanisë për të lënë BE-në si “tragjedi”.

Komentet e tij për gjuhën janë përcjellë me të qeshura dhe duartrokitje.

“Do të negociojmë në mënyrë të drejtë me miqtë britanikë, por mos të harrojmë se nuk është BE ajo që po braktis Britaninë, por Britania po braktis BE-në dhe këtu është dallimi”, tha Juncker.

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka akuzuar disa zyrtarë evropianë se po bëjnë përpjekje të ndërhyjnë në zgjedhjet parlamentare në Britani, të cilat do të mbahen më 8 qershor.

Bashkimi Evropian ka 24 gjuhë zyrtare.

Para se t’i bashkohej Britania më 1973, frëngjishtja ishte gjuha kryesore në BE.

XS
SM
MD
LG