Ndërlidhjet

Moskë: Mbi 30 të lënduar nga zjarri në një ndërtesë banimi


Ilustrim
Ilustrim

Mbi 30 persona janë lënduar, pasi një zjarr shpëtheu në një banesë 40 katëshe në jugperëndim të Moskës, kanë njoftuar agjencitë ruse, duke cituar burime të shëndetësisë.

Njëmbëdhjetë persona janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

“Në total, 31 persona, përfshirë 6 fëmijë, kanë kërkuar trajtim mjekësor. Nga ta, 11 persona janë dëguar në spital, përfshirë këtu 2 fëmijë”, ka thënë një burim, duke shtuar se 20 persona e tjerë të lënduar po ashtu kanë marrë trajtim mjekësor.

Zjarri në ndërtesën 40 katëshe, që nisi më 5 maj, u shua plotësisht pas 90 minutash. Një burim nga Ministria e Emergjencave, Drejtoria për Moskën, ka thënë se ekipet e shpëtimit kanë evakuuar 155 person.

Ky incident vjen pasi më 22 mars, nga një zjarr i madh në një ndërtesë banimi në verilindje të Moskës, la të vdekur 2 persona dhe u lënduan 19 të tjerë.

XS
SM
MD
LG