Ndërlidhjet

Talibanët afganë marrin nën kontroll një qark në afërsi të Kunduzit


Kunduz, fotografi nga arkivi
Kunduz, fotografi nga arkivi

Militantët talibanë kanë marrë nën kontroll një qark në afërsi të qyteti verior afgan të Kunduzit, kanë thënë zyrtarët.

Zëdhënësi i policisë në Afganistan, Mahfouz Akbari, ka thënë se forcat e sigurisë janë tërhequr nga qarku Qala-i-Zal, në perëndim të Kunduzuit, pas 24 orësh luftime me talibanët.

Në deklaratën e zëdhënësit të talibanëve, Zabihullah Majahid thuhet se kryengritësit kanë marrë nën kontroll selinë e policisë, ndërtesën e guvernatorit dhe të gjitha pikat e kontrollit të sigurisë. Ai ka thënë se disa zyrtarë policorë dhe ushtarë janë vrarë dhe plagosur.

XS
SM
MD
LG