Ndërlidhjet

Hetuesit francezë hedhin poshtë terrorizmin si shkaktar të rrëzimit të avionit të EgyptAir


Hetuesit francezë përjashtuan që terrorizmi të ketë qenë shkaktari i rrëzimit të avionit të EgyptAir vitin e kaluar, duke thënë se në mbetjet e viktimave franceze nuk kanë gjetur gjurmë eksplozivësh, raportuan mediat franceze.

Egjipit ka thënë se avioni i EgypAir që u rrëzua në Detin Mesdhe në mes të Egjiptit dhe Kretës vitin e kaluar, ku u vranë 66 personat në bord, kishte shpërthyer në ajër.

“Nuk ka mjete shpërthyese”, në bordin e avionit sepse “nuk kemi gjetur gjurmë pluhur” dhe policia në mostrat e marra nga mbetjet e 8 nga 15 shtetasit francezë që u vranë, ka njoftuar një burim për AFP.

Gjetjet “konfirmojmë teorinë që hetuesit francezë kanë pasur nga fillimi, se ky ishte aksident dhe jo një akt terrori”, ka thënë ky burim për AFP. “Kjo përfundimisht mbyll derën për pretendimin për terrorizëm”.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e këtij avioni, që ishte nisur nga Parisi për në Kajro.

XS
SM
MD
LG