Ndërlidhjet

Moskë: Opozita mban tubim në 5 vjetorin e protestës në Sheshin Bolotnaya


Protesta në Sheshin Bolotnya më 2012 në Moskë
Protesta në Sheshin Bolotnya më 2012 në Moskë

Aktivistët opozitarë rusë janë duke mbajtur tubim për të shënuar 5 vjetorin e protestës së vitit 2012 në Sheshin Bolotnaya në Moskë.

Autoritetet e Moskës kanë dhënë leje për mbajtjen e tubimeve opozitare në një pjesë të sheshit Sakharov, tubime që janë bashkë rganizuar nga Mikhail Shneider.

Por autoritetet në Moskë kanë refuzuar që opozita të marshojë drejt Sheshit Bolotnaya.

Një tjetër organizator i protestës, Aleksandr Ryklin, i ka thënë muajin e kaluar agjencisë Interfax, se rreth 10 mijë persona pritet të marrin pjesë në këtë tubim.

Më 6 maj, 2012, dhjetëra mijëra rusë protestuan në Sheshin Bolotnaya në Moskë kundër rizgjedhjes së presidentit Vladimir Putin. Në atë kohë, protestuesit ishin përleshur me policinë.

Në atë protestë ishin arrestuar rreth 700 persona dhe mbi 30 personave u ishte ngritur aktakuzë.

XS
SM
MD
LG