Ndërlidhjet

Estonia: Avioni me të cilin po udhëtonte Lavrov ka shkelur hapësirën tonë ajrore


Sergei Lavrov
Sergei Lavrov

Estonia ka thënë se avioni i pasagjerëve, me të cilin po udhëtonte ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov për në shtetin fqinj, Finlandë, ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë gjatë kësaj jave.

Incidenti ka ndodhur më 3 maj dhe është rasti i parë në Estoni për shkeljen e hapësirës ajrore, si vend anëtarë i NATO-s. Vendet baltike, gjatë këtij viti kanë raportuar incidente të ngjajshme vitin e kaluar.

Ministria e Jashtme ruse ka mohuar se ka bërë ndonjë keqbërje, duke thënë se avioni me të cilin po udhëtonte Lavrov ka ndjekur rrugën, për të cilin më herët kishte pasur pajtim dhe nuk ka marrë asnjë paralajmërim se ka hyrë në hapësirën ajrore të Estonisë.

Por ushtria estoneze ka thënë se avioni nuk ka ndjekur asnjë plan të fluturimit dhe nuk ka bërë asnjë kontakt me radio.

Mediat në Estoni kanë thënë se avioni i kompanisë ajrore Rossiya, për një kohë të shkurtër ka fluturuar mbi veriun e vendit, në afërsi të ishullit Vaindloo- një vend ky ku në të kaluarën, avionët rusë kanë shkelur hapësirën ajrore.

Ministria e Jashtme e Estonisë i ka dërguar një letër për këtë incident ambasadës ruse në Talin.

XS
SM
MD
LG