Ndërlidhjet

Presidenti gjerman viziton Izraelin


Frank-Walter Steinmeier

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier është paraparë që të vizitojë Izraelin të dielën, në një vizitë katër ditore. Kjo vizitë po zhvillohet në kohën e tensionimit të raporteve në mes të dyja shteteve.

Dhjetë ditë më parë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kishte anuluar takimin me ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, pasi ministri gjerman ishte takuar me dy grupe për të drejtat e njeriut, të cilët kritikojnë qeverinë izraelite.

Presidenti gjerman, pritet të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Netanyahu dhe presidnetin izralit, Reuven Rivlin të dielën. Steinmeier më pas do të vizitojë Qendrën Botërore për Përkujtimin e Holokaustit në Yad Vashem.

Në deklaratën e zyrës së Steinmeier thuhet se presidenti gjerman me këtë vizitë nuk dëshiron që të rrisë dallimet në raportet dypalëshe por dëshiron që të shpreh shqetësimet e Gjermanisë për politikën e Izraelit dhe zhvillimeve në konfliktin në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG