Ndërlidhjet

Janë sulmuar 129 migrantë, të cilët po lundronin drejt Evropës me një gomone. Sulmuesit e armatosur vodhën motorin e këtij mjeti lundrues, dhe më pas i braktisën migrantët në ujërat në Libi, ka thënë sot flota e Libisë.

Zëdhënsi i marinës, gjenerali Ayoub Qassem ka thënë se sulmuesit e armatosur kishin ndjekur migrantët me një motoskaf. Ata kishin arritur që të merrnin të gjjtha gjërat me vlerë, që kishin me vete migrantët.

Migrantët nga Afrika, përfshirë 27 gra dhe dy fëmijë, ishin bllokuar në det të hapur për disa orë, përpara se të shpëtoheshin nga roja bregdetare libiane, ka thënë Qassem për AFP.

XS
SM
MD
LG