Mbi 30 persona- shumica e tyre nxënës- kanë vdekur, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin është aksidentuar në veri të Tanzanisë, kanë thënë zyrtarët.
Zyrtarët kanë thënë se autobusi ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, në afërsi të qytetit Karatu.
Disa persona po ashtu janë lënduar.
Zyrtarët kanë thënë se janë duke vazhduar operacionet e nxjerrjes së trupave nga autobusi.
Nxënësit e një shkolle fillore në Arusha po udhëtonin për në një shkollë tjetër për të marrë pjesë në një test shkollor.
Nxënësit e shkollës Lucky Vincent, që janë aksidentuar, besohet se janë të moshave 12 dhe 14 vjeç.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e këtij aksidenti.