Ndërlidhjet

Mbi 6 mijë migrantë janë shpëtuar në Mesdhe në dy ditët e fundit


Fotografi nga arkivi

Mbi 6 mijë migrantë janë shpëtuar në dy ditët e fundit, në Detin Mesdhe kanë thënë zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe të flotës italiane.

Roja bregdetare italiane ka thënë se rreth 3 mijë persona janë shpëtuar më 6 maj, pothuajse numër i njëjtë i migrantëve të shpëtuar më 5 maj.

Roja bregdetare ka thënë se flota italiane, agjencia e BE-së, Frontex dhe disa organizata joqeveritare kanë marrë pjesë në operacionet e shpëtimit.

Disa prej migrantëve të shpëtuar janë dërguar në Itali, ndërkaq 730 migrantë, në një anije të Mjekëve pa Kufi, janë nisur po ashtu drejt brigjeve italiane.

Roja bregdetare libiane i ka thënë agjencisë Associated Press se ka shpëtuar 170 migrantë më 6 maj por nuk ka mundur që të shpëtojë më shumë migrantë për shkak të mungesës së burimeve.

Italia dhe Libia kanë bashkëpunuar në përpjekjet për të shpëtuar migrantët, të cilët po marrin rrugën e rrezikshme detare për të arritur në Evropë.

Ogranizata ndërkombëtare për Migrantë, ka thënë se 43,490 migrantë kanë arritur në Evropë përmes detit, që prej 26 prillit.

Zyrtarët thonë se rreth 1 mijë migrantë kanë vdekur këtë vit, ndërkaq mbi 4 mijë e 500 migrantë, kanë vdekur ose konsiderohen të zhdukur dhe ka frikë se janë mbytur më 2016.

XS
SM
MD
LG