Ndërlidhjet

Forcat irakiane përparojnë në Mosulin Perëndimor


Mosuli Perëndimor, 5 maj
Mosuli Perëndimor, 5 maj

Forcat irakiane kanë avancuar në veri të Mosulit Perëndimor, duke liruar dhe evakuar dhjetëra civilë të cilët ishin nën kontrollin e grupit militant Shteti Islamik.

Shefi i policisë, Read Chaker ka thënë se forcat e tij, e kanë larguar IS-in nga qarku al-Haramat, në veriperëndim të Mosulit, duke marrë rreth 500 metra territor nga militantët, që prej se ofensiva e re nisi më 3 maj.

“Forcat kanë evakuar dhjetëra civilë pasi i kanë çliruar ata nga betejat në al-Haramat”, ka thënë ai, duke shtuar se rreth 15 militantë janë vrarë gjatë luftimeve.

Raportimet për avancimin e forcave irakiane vijnë një ditë pasi forcat irakiane, të mbështetura nga SHBA-ja, larguan IS-in nga qarku Musherfa në perëndim të Mosulit, duke marrë nën kontroll territorin dhe duke lejuar që civilët të largohen për në lindje të qytetit.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 300 deri në 500 mijë banorë janë në qarqet në Mosul, të cilat kontrollohen nga IS-i.

Mosuli Lindor është shpallur i çliruar, ndërkaq forcat irakiane tash janë duke luftuar për të larguar militantët nga pjesa perëndimore e qytetit.

XS
SM
MD
LG