Ndërlidhjet

Mijëra afganë largohen për shkak të luftimeve në provincën e Kunduzit


Kunduz, fotografi nga arkivi

Mijëra afganë janë larguar për shkak të luftimeve në mes të forcave afgane dhe militantëve talibanë në provincën Kunduz, që prej se talibanët morrën nën kontroll një qark kyç në këtë provincë prej nisjes së ofensivës pranverore muajin e kaluar, ka thënë Këshilli norvegjez për Refugjatë.

Talibanët kanë arritur të marrin nën kontroll qarkun Qala-i-Zal, në perëndim të qytetit Kunduz më 6 maj.

Ky këshill ka njoftuar se civilët afganë janë larguar nga qarku Khanabad.

“Qindra familje afgane janë duke u larguar nga konfikti i armatosur në provincën Kunduz”, ka thënë Kate O’Rourke, drejtoreshë për Afganistanin e këtij këshilli.

“Shumica janë duke u strehuar tek familjarët e tyre që i kanë nëpër vende të ndryshme por disa janë duke fjetur nën qiellin e hapur”, ka shtuar O’Rourke.

Në 18 muajt e fundit, luftëtarët talibanë, dy herë kanë arritur që të marrin nën kontroll qendrën e qytetit të Kunduzit, për periudha të shkurtëra kohore.

XS
SM
MD
LG