Ndërlidhjet

Presidenti gjerman nis vizitën në Izrael


Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin dhe ai i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier
Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin dhe ai i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka arritur në Jerusalem, ku do të zhvillojë viitë katër ditore.

Zyra e Steinmeier ka njoftuar se ai do të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu më 7 maj dhe më pas do të takohet me presidentin e këtij vendi, Reuven Rivlin, me të cilin ishte takuar më 6 maj, në Jerusalem.

Steinmeier pritet që të takohet edhe me presidentin e autoritetet palestinez, Mahmud Abbad më 8 maj, në selinë e tij në Ramallah.

Kjo është vizita e parë e Steinmeier që prej se është zgjedhur president më herët gjatë këtij viti. Ai kishte vizituar më herët Izraelin, në cilësinë e ministrit të Jashtëm.

Vizita e presidentit gjerman në Izrael, vjen në kohën e tensionimit të raporteve në mes të kryeministrit izraelit, Netanyahu dhe ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel.

Netanyahu më 25 prill kishte anuluar takimin me Gabriel, pasi ministri gjerman ishte takuar me grupe për të drejtat e njeriut, që kritikojnë qeverinë izraelite.

Në vizitën e tij katër ditore, Steinmeier nuk është paraparë që të takohet me ndonjë përfaqëseus të të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG