Ndërlidhjet

Një qytetar francez, që ishte rrëmbyer në Çad në muajin mars, dhe ishte dërguar në rajonin Darfur të Sudanit, është liruar, ka thënë sot zyra e presidentit në Francë.

“Presidenti i Republikës ka mësuar se është liruar bashkëqytetari jonë, i cili ishte rrëmbyer në lindje të Çadit dhe ishte dërguar nga rrëmbyesit e tij në Sudan”, thuhet në deklaratë.

Shërbimi i sugirsë kombëtare të Sudanit, ka thënë më herët se personi, identiteti i të cilit nuk është publikuar, është liruar dhe është nisur për në kryeqytetin Khartoum.

Mohamed Tabiedy, zëdhënës i këtij shërbimi, u tha gazetarëve se francezi është lriuar gjatë një operacioni të shpëtimit të kryer në koordinim me inteligjencës franceze dhe të Çadit.

Pesë prej rrëmbyesve janë arrestuar gjatë këtij operacioni.

Shumë qytetarë të vendeve perëndimore janë rrëmbyer nga grupet militante në perëndim dhe në Afrikën Qendore gjatë viteve të fundit.

XS
SM
MD
LG