Ndërlidhjet

Rihapet stacioni i trenit në Paris pas alarmit të sigurisë


Paris - foto arkivi

Stacioni i trenit Gare du Nord në Paris është rihapur pas një alarmi për sigurinë, thanë zyrtarët.

Të hënën vonë, platformat e tij janë evakuuar, ndërsa zona është rrethuar nga policë të armatosur rëndë.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje për operacionin, por mediat lokale kanë thënë se policia po kërkonte tre të dyshuar.

Franca është në gjendje të jashtëzakonshme që prej sulmeve terroriste në Paris, në nëntor të 2015-ës.

Njëqindetridhjetë veta janë vrarë në këto sulme, përgjegjësinë për të cilat e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Siguria në Francë është rritur ndjeshëm gjithandej, për shkak të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që është zhvilluar të dielën.

XS
SM
MD
LG