Ndërlidhjet

UNHCR: Të paktën 250 të zhdukur në Detin Mesdhe


Ilustrim - Deti Mesdhe
Ilustrim - Deti Mesdhe

Agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se afro 250 njerëz janë zhdukur dhe dyshohet të kenë vdekur, pas fundosjes së dy anijeve në Detin Mesdhe në ditët e fundit.

UNHCR thotë se një nga agjencitë partnere të saj, International Medical Corps, ka njoftuar për përmbytjen e një anijeje në bregun e Libisë, të dielën, me ç’rast 163 njerëz janë zhdukur dhe dyshohet të kenë vdekur.

Agjencia e OKB-së tha se një grua dhe gjashtë burra janë shpëtuar nga rojet bregdetare të Libisë. njofton Reuters.

Agjencia tha se afro 82 persona të tjerë janë zhdukur dhe druhet se kanë vdekur pasi një gomone me 132 veta u fundos pas disa orë lundrimi. Rreth 50 të mbijetuar u shpëtuan dhe u dërguan në Pozzallo të Sicilisë.

Përgjithësisht, UNHCR tha, të martën, se më shumë se 1300 njerëz janë zhdukur dhe besohet të kenë vdekur në përpjekje për të kaluar Detin Mesdhe nga Afrika Veriore drejt Italisë, gjatë këtij viti.

XS
SM
MD
LG