Ndërlidhjet

I shtohet dënimi një shtetasi Çek që u përpoq të bashkohej me IS-in


Praga

Një gjykatë e apelit në Pragë i ka rritur një dënim me burg në gjashtë vjet një shtetas çek, të dënuar për përpjekje që të bashkohet me grupin militant Shteti Islamik në Siri.

Gjykata rajonale në qytetin perëndimor Plzen e dënoi Jan Silovskyn me tre vjet e tre muaj burg, në shkurt, dhe e urdhëroi që t’i nënshtrohet trajtimit psikiatrik, shkruan AP.

Silovsky, 22 vjeçar, pranoi fajësinë dhe shprehu keqardhje, por apeloi.

Gjykata e lartë në Pragë mbështeti vendimin dhe ia shtoi dënimin me kërkesën e prokurorit. Vendimi, i së martës, është përfundimtar.

Silovsky është shtetasi i parë Çek I dënuar për një krim të tillë. Ai u arrestua vitin e kaluar në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit në Turqi dhe u kthye prapa në Republikën Çeke nga autoritetet turke.

Gjatë gjykimit ai tha se u konvertua në Islam katër vjet më parë.

XS
SM
MD
LG