Ndërlidhjet

Gjermani: Arrestohet ushtari i dytë për komplot të vrasjes


Flamuri gjerman

Autoritetet gjermane thonë se një ushtar tjetër është arrestuar me dyshimin për përfshirje në komplotin e të djathtës ekstreme për të vrarë politikanë duke fajësuar për vrasje azil kërkuesit.

Prokurorët federalë thanë, më 9 maj, se i dyshuari 27 vjear, i identifikuar si Maximilian T., u arrestua në qytetin Kehl në Gjermaninë jugperëndimore me akuzat për përrgatitje të akteve të dhunës.

Ai ishte i vendosur në të njëjtën bazë në afësri të Strasbourg-ut sikur edhe ushtari tjetër i dyshuar për komplot, Franco Albrecht, i cili u arrestua më 26 prill.

Prokurorët thonë se ata kanë planifikuar të kryejnë sulme ndaj politikanëve që mbështesin pranimin e refugjatëve, përfshirë edhe ish-presidentin gjerman, Joachim Gauck dhe ministrin e drejtësisë Heiko Maas.

Së bashku me një tjetër të dyshuar, një student 24 vjear të identifikuar si Mathias F., ata kanë shpresuar që vrasjet “do të shihen nga popullata si një akt radikal terrorist islamik të kryer nga një refugjat i njohur”, tha prokuroria në një komunikatë.

Në këtë rrafsh, Albrecht krijoi një identitet të rremë si një refugjat sirian dhe e regjistroi veten si një pranues azili, thanë prokurorët.

Rasti, të cilin autoritetet e cilësuan si “shumë të çuditshëm" ka ngjallur shqetësime për ekstremizmin e të djathtës ekstreme në ushtrinë gjermane, megjithëse shefi i stafit të Bundeswehr-it Volker Wieker ka thënë se nuk ka shenja se pikëpamje të tilla janë të përhapura në forcat e armatosura.

XS
SM
MD
LG