Ndërlidhjet

Sondazhet: Liberali Moon fitues i zgjedhjeve presidenciale në Korenë Jugore


Kandidati liberal Moon Jae-in

Kandidati liberal Moon Jae-in po udhëheqë drejt fitores në zgjedhjet presidenciale të Koresë Jugore, më 9 maj, sipas sondazheve (exit poll) që parasheh se ish-avokati për të drejtat e njeriut ka marrë 41.4 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme që pasuan skandalin e korrupsionit që detyroi të dorëhiqet ish-liderja e vendit.

Dy sfiduesit kryesorë duket se kanë pranuar humbjen bazuar në "exit poll" të publikuar pak kohë pas mbylljes së vendvotimeve, derisa Moon u zotua të përfaqësonte të gjith qytetarët e vendit.

“Do të jem president i të gjithë koreano jugorëve”, iu tha ai mbështetësve në Sheshin Gëanghëamun të Seulit, një vend I njohur për protesta masive të turmave që kërkuan dorëheqjen e atëbotë, Presidentes Park Geun-Hye, e akuzuar për skandalin e korrupsionit masiv.

Sondazhet tregojnë se sfiduesi më i afrt me Moon, konservatori Hong Joon-pyo ka marrë 23.3 për qind të votave në zgjedhjet që u zhvilluan në kohën e një paqartësie ekonomike dhe të tensioneve të rritura me Korenë Veriore.

"Nëse exit pollet janë të vërteta unë do ta pranoj rezultatin dhe i kënaqur me faktin se Partia e Lirisë e Koresë do të rikthehet" tha Hong, një ish prokuror përpara anëtarëve të partisë së tij.

Kundër kandidati tjetër kryesor Ahn Cheol-soo mori 21.1 për qind të votave bazuar në exit polls.

"Me respekt do ta pranoj zgjedhjen e qytetarëve”, tha Ahn.

XS
SM
MD
LG