Ndërlidhjet

Rebelët sirianë avancojnë drejt Rakës


Tabka, Siri

Rebelët sirianë, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, morën kontrollin e qytetit Tabka nga grupi militant Shteti Islamik.

Rënia e Tabkas u hap rrugën atyre për të sulmuar qytetin Raka, të cilin militantët e kanë vetëshpallur kryeqytet të tyre.

Rebelët kanë luftuar për kontrollin e Tabkas me javë të tëra dhe së voni janë furnizuar me armë më të rënda nga SHBA-ja.

Nasser Haj Mansour, këshilltar i rebelëve, tha se qyteti Tabka dhe një digë e rëndësishme atje "janë çliruar plotësisht".

Në muajin mars, Kombet e Bashkuara patën paralajmëruar përmbytje katastrofike në Siri nëse diga Tabka do të sulmohej.

Lufta civile në Siri ka hyrë në vitin e gjashtë. Mbi 320,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

XS
SM
MD
LG