Ndërlidhjet

SHBA vendos sanksione ndaj disa sirianëve që kanë lidhje me qeverinë


Thesari i SHBA-së ka vendosur sanksione kundër pesë personave dhe pesë entiteteve, që akuzohen se kanë ofruar ndihmë qeverisë siriane apo kanë qenë të lidhur me subjektet të cilat ishin sanksionuar më herët, për shkak të represionit të qeverisë siriane ndaj qytetarëve të saj.

Muhammad Abbas, kushëri i Rami Makhlouf, një figurë e njohur e biznesit në Siri si dhe një kushëri i presidentit sirian, Bashar al-Assad, janë në mesin e personave që u vendosën në listën e zezë të sanksioneve nga SHBA.

Thesari kishte vendosur sanksione ndaj Makhlouf më 2008, nën akuzat se ai kishte përfituar duke ndihmuar korrupsionin e zyrtarëve të qeverisë siriane.

Abbas, sipas SHBA-së, kishte kryer interesat financiare të Makhlouf. Gjithashtu janë vendosur sanksione ndaj Al-Bustan Charity, organizatë e cila thuhet se është në pronësi dhe kontrollohet nga Makhlouf.

Në listën e zezë po ashtu janë Ihab dhe Iyad Mahklouf, vëllezërit e Rami Makhlouf. Ata akuzohen se kanë ndihmuar vëllain e tyre, Rami Makhluf ose qeverinë siriane që të shmangin sanksionet.

Vendimi i Thesarit ka për qëllim që të ngrijë çdo aset në SHBA, të njerëzve apo entiteteve dhe po ashtu ndalon amerikanët dhe entitetet në SHBA që të bashkëpunojnë me ta.

XS
SM
MD
LG