Ndërlidhjet

SHBA kryen sulme ajrore ndaj forcave qeveritare siriane


Siri, foto nga arkivi
Siri, foto nga arkivi

Ushtria e Shteteve të Bashkuara kanë kryer sulme ajrore kundër milicive që mbështesin qeverinë siriane, e që paraqesin kërcënim për luftëtarët që mbështeten nga SHBA-ja.

Zyrtarët në SHBA, kanë thënë se sulmet kanë ndodhur në jug të Sirisë, në afërsi të kufirit me Jordaninë.

Një zyrtar amerikan ka thënë se sulmet kanë ndodhur në afërsi të qyteti At Tanf, ku është shkatërruar një tank dhe një bolduzer.

Një tjetër zyrtar kanë thënë se sulmet kanë ndodhur pasi një avion luftarak amerikan, ka bërë të shtëna paralajmëruese, me qëllim që të zbmraps luftëtarët nga avancimi.

Një anëtar i forcave rebele siriane, që mbështeten nga SHBA-ja, ka thënë se sulmet kanë goditur një konvoj të milicive siriane, që mbështeten nga Irani, të cilët ishin nisur drejt një baze në At Tanf, që përdoret nga forcat e SHBA-së dhe nga forcat që mbështetë Uashingtoni. Aty, sipas këtij zyrtari, janë të stacionuar edhe komandotë elite amerikane dhe britanike.

Avionët luftarakë goditën pasi luftëtarët rebelë u përleshën me milicitë siriane dhe iraniane, të cilët kishin përparuar, dhe gjendeshin rreth 30 km larg nga baza, tha Muzahel Al Saloum, nga grupi Maghawir al Thwra.

“Ne kemi njoftuar koalicionin se jemi duke u sulmuar nga ushtria siriane dhe iranianët dhe më pas koalicioni ka ardhur dhe ka shkatërruar konvojin që po avanconte”, ka thënë Saloum.

Pentagoni nuk ka reaguar menjëherë për këto sulme.

Këto sulme do të ishin të parat kundër luftëtarëve që janë të lidhur me qeverinë në Siri, që prej se SHBA ka sulmuar me raketa një bazë ajrore siriane muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG